Ditën e premte, 16 nëntor, gradualisht pritet ndryshim i kushteve të motit. Në juglindje do të ketë vranësira dhe reshje të pakta bore ndërsa në jug do të ketë reshje të pakta shiu.
Pjesa tjeter e vendit do të jetë me vranësira dhe kthjellime.
Era do të intesifikohet me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie. Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/12°C
Zonat e ulëta 3/17°C
Zonat bregdetare 8/17°C