A do kthehesh te Juvja? Paul Pogba tallet keq me këtë deklaratë qesharake

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka mbyllur spekulimet që e lidhin atë me një kthim në Juventus.

Paul Pogba ka thënë se ai ishte me “pushime” për katër vite në Torino, pasi sipas tij Manchester United është shtëpia ku ndihet mirë, shkruan Sportmediaset’.

“Kur u ktheva te Manchester United, ishte një gjë e mrekullueshme, e ndjeja që u ktheva në shtëpi”, ka thënë fillimisht francezi.

“Gjithmonë kam ëndërruar që të luaj te kjo skuadër dhe të bëjë ndeshje të mrekullueshme në ‘Old Trafford”, vijoi ai.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, përjashtim disa nga lojtarët dhe trajneri, por klubi qëndroi i njëjti.

“Unë u ktheva në shtëpi, por më duket se nuk jam larguar kurrë, në Torino unë kam qenë vetëm për pushime për katër vite”, ka shtuar Pogba për kohën e tij te Juventus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here