5 vjet nga aksidenti i tmerrshëm, gruaja e Schumacherit vendos të flasë: Ai është…

Kanë kaluar pesë vite nga aksidenti i tmerrshëm i Michael Schumacher i cili ka pësuar dëmtime në tru ndërsa gjendja e tij vijon të jetë e rëndë.

Gruaja e Michael Schumacher, Corinna, ka thënë se ai nuk po dorëzohet edhe pse janë kohë të vështira për familjen.

“Ndihem mirë kur marr kaq shumë urime dhe fjalë të mira që mbështesin familjen tonë. Ne të gjithë e dimë që Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, ka thënë 49-vjeçarja

“Do doja të falënderoj të gjithë tifozët, miqtë, të afërmit sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën e këndshme që do na ndihmojë ta kalojmë këtë kohë të vështirë”, ka shtuar më tej Corinna.

Kujtojmë se Michael Schumacher gjatë karrierës së tij në Formula 1 ka arritur të fitoj 7 tituj të kampionit të botës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *