Banorët e Unazë së re janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme dhe me fishkëllima bilbilësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t’i mbrojmë pronat tona”, tha një burrë.
“Na thanë se do të na paguajnë qera, por ne nuk jemi të punësuar që të paguajmë.”
“Këta e duan si ua bënë kuksianët në Kalimash, por ne nuk jemi vetëm kuksianë këtu, por jemi nga jugu dhe nga veriu,” tha një tjetër.