Policia ka kantrolluar tre herë më radhë në shtëpinë e tij për ti vënë prangat ish liderit të fortë që e udhëhoqi Maqedoninë për një dekadë, Nikolla Gruevskit. Pas vendimit të gjykatëës që kërkonte paraqitjen e tij këtë hënë në një nga burgjet më të famshme të vendit, atë të Shutkës, forcat e rendit kanë kontrolluar shtëpinë e ish kryeminisistrit të WMRO-së, disa banesa luksoze në Shkup si dhe hyrje daljet e makinave në selinë e partisë nga e cila ish lideri dha dorëheqjen pak muaj më parë.
Burime të besueshme flasin ta kenë parë për herë të fundit liderin autokrat maqedonas të enjten 5 ditë më parë. Edhe truprojat që garantojnë sigurinë e tij si ish kryeministër i kanë pohuar policisë se ai u është zhdukur. “Siç e dimë, truprojat e tij para Sektorit për Kërkim në Ministrinë e Brendshme, thanë se e kishin parë për herë të fundit të enjten në mbrëmje më 8 nëntor, kur e kanë lënë në shtëpi. Për ta siguruar atë, ai duhet t’i telefonojë ata nëse ai del jashtë. Të premten, ai nuk i thirri fare, siç ka ndodhur edhe më herët, pasi ai nuk dilte çdo ditë. Nuk i ka thirrur sigurimin as në fundjavë dhe madje as edhe sot, deri në urdhër arrestin”, thonë nga Gjykata Themelore Shkup 1, të cilët e kanë kërkuar tre herë të premten dhe sërish dje nuk e gjetën në shtëpi.
Sipas informacioneve nga tereni gazeta “Zhurnal” mëson se Gruevski mund të ketë udhëtuar drejt Hungarisë, ku mund do të kërkojë azil politik. Si desitinacion i mundshëm përflitet edhe Rusia e cila e i ka mbështetur deri në fund politikat nacionaliste dhe së fundi anti perendimore të liderit maqedon.
Pushteti i plotfuqishëm i Gruevskit filloi të rënohet pasi opozita e majtë bojkotoi parlamentin dhe filloi të botojë një sërë përgjimesh që u quajtën “bombat e Zaevit”, kryeministrit aktual. Dalë ngadalë SHBA dhe BE filluan ta lëshojnë liderin e fortë të Shkupit dhe kërkuan një qeveri të përbashkët dhe zgjedhje të reja. Bashkë me to ata mbështetën edhe ngritjen e gjykatës dhe prokurorisë speciale që do të hetonte krimet e politikanëve të lartë.
Sot, pas këtij kalvari që zgjat prej tre vitesh, Gruevski humbi postin e kryeministrit dhe pranoi një parti koalicion. Megjithëse në zgjedhjet e parakohshme ai arriti të dalë partia e parë, një presion i fortë ndërkombëtar bashkoi opozitën me faktorin shqiptar dhe e nxori në minorancë. Krahas këtij procesi politik filloi edhe ai juridik që përkoi me hapjes paralele të disa çështjeve që e shihnin ish kryeministrin si të akuzuar. Si pasojë e tyre ai humbi thellë dhe zgjedhjet lokale çka solli edhe fundin e mbretërimit të tij për një dekadë e gjysëm në krye të WMRO.
Sot ai është një i dënuar fillimisht me dy vite burg, të cilin e kanë braktisur të gjithë vartësit e vet dhe i cili ose është fshehur brenda vendit ose ka marrë arratinë drejt vendeve të cilat e mbështetën dikur. Nga policia e Shkupit njoftojnë se për të ka nisur edhe kërkimi ndërkombëtar duke i dhënë kështu fund aureolës së një lideri autoritar dhe të paprekshëm. Liderit të një vendi fqinjë që në të mirë dhe në të keq, po tregon se di të rregullojë hesapet me abuzuesit e vet politikë duke servirur kështu një modek edhe për Shqipërinë që ende i quan të paprekshëm ish qeveritarët e djeshëm dhe drejtuesit e sotëm.