Salianji me studentët: Drama më e madhe, largimi i më të mirëve. Luftoni për Shqipërinë!

Deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë një takimi me studentë në Shkodër, u ka bërë thirrje atyre që të përfshihen në politikë. Drama më e madhe është largimi i më të mirëve, është shprehur ligjvënësi.

“Zgjedhjet janë në dorë të krimit, sepse Edi Rama ka bërë marrëveshje me krimin. Çdo drejtues politik qarku i caktuar nga Edi Rama, ka lidhur fatin e vet politik me marrëdhënien që ka krijuar me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar në vend. Në Shkodër, Ditmir Bushati i lidhur me bandën e Bajrave. Në Durrës, Vangjush Dako i lidhur me bandën e Abdylajve. Në Elbasan, Taulant Balla i lidhur me bandën e Çelajve dhe Sanxhaktëve. Në Tiranë, Saimir Tahiri i lidhur me bandën e Shullazit. Në Vlorë, Edi Rama e Damian Gjiknuri të lidhur ngushtë me bandën e Habilajve dhe Xhafajt. Prandaj në Shqipëri nuk arrestohet as banda e Habiljave, që opozita kishte 4 vjet që e denonconte dhe as banda e Xhafajve”, tha ai.

“Kjo është pasqyra në çdo qark, lidhje mes zyrtarëve dhe krimit të organizuar. Çfarë përfiton Edi Rama nga marrëveshja me krimin? Vota; Presion kriminal mbi votuesit; Pabarazi mes kandidatëve (ka zona ku kriminelët nuk lejojnë as kandidatët të futen); Prezencë të kriminelëve në QV (ku selektojnë kush futet dhe kush nuk futet për të votuar); Para të pista që i përdor në zgjedhje. Po krimi çfarë përfiton nga anagazhimi në zgjedhje?  Vijimin e aktivitetit kriminal të pa shqetësuar nga krimi; Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, duke shpikur koncesione e PPP që shkojnë kryesisht për efekt të pastrimit të parave të pista; Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, para nga korrupsioni i zyrtarëve që punësohen me kërkesë të kriminelëve; Paratë e fituara i përdorur për të sofistikuar veprimtarinë kriminale”, shtoi më tej Salianji.

Ai shtroi pyetjen: Çfarë humb Shqipëria?

“Humb politikën, humb konkurrencën e më të mirëve, humb debatet programore, humb interesin e politikës për të ofruar alternativa zgjidhjesh, humbet kontaktin e të zgjedhurve me votuesit”, tha.

“Kjo prodhon Trauma sociale dhe shkretim. Drama më e madhe është humbja e më të mirëve! Sa prej jush duan të largohen? Sistemi kërkon njerëz që i nënshtron, që i mund, që i përdor, do tentojnë t’iu mundin, do iu godasin, do tentojnë t’iu poshtërojnë, t’iu godasin tek gjërat që doni më shumë, por mos u dorëzoni, mos e bëni atë gabim, duhet të dilni fitues. Ju dhe sidomos ju që jeni të rinj luftoni, për veten, për familjen, për Shkodrën, për Shqipërinë”, e mbylli fjalën e tij deputeti demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *