Qëllohet për vdekje sulmuesi i Melburnit

Një person i cili i vuri flakën një makinë dhe goditi me thikë tre persona, ku njëri gjeti vdekjen në qytetin australian të Melburnit ka vdekur në spital pasi u qëllua nga policia.

Autoritetet janë shprehur se po e trajtojnë si sulm terrorist.

Ai është qëlluar me armë pas një konfrontimi me disa oficerë policie.

Dy të mbijetuarit e sulmit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ne nuk besojmë se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm në këtë fazë, por sigurisht po e trajtojmë atë si një incident terrorizmi”, tha komisioneri i Policisë Victoria, Graham Ashton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *