Pas daljes nga burgu, ish-deputetit shqiptar i kthehet dhe pasuria

sh-deputeti socialist Mark Frroku është liruar pak muaj më parë nga burgu, ku ishte dënuar m 7 vite dënim.

Ai u la i lirë për sjellje të mirë si dhe për shkak se kishte bashkëshorten të sëmurë.

Por pas lirimit nga qelia, Marku Frroku ka marrë edhe një tjetër  lajm.

Gjykata e Apeli të Krimeve të rënda ka hequr nga sekuestro 4 prona të konfiskuara më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Pasuritë, të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin.

Gjithashtu në listën e pasurive të Frrokut janë edhe garazhe në Tiranë dhe sipërfaqe toke në Lezhë.

Vlera e pasurive është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *