“Më dridhet shpirti”, përfundon mbledhja e Bashës me banorët e Unazës së Re: U shokova nga ajo që dëgjova

Kretari i PD-së Lulzim Basha ishte në një mbledhje me banorët e Unazës së Re të cilët prej 1 jave protestojnë në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të tyre.

Basha menjëherë pas mbledhjes u shpreh se ai ishte shokuar nga ajo që kishte dëgjuar nga banorët dhe se gjendja është shumë e rëndë dhe se protesta është e vetmja rrugë për të rezistuar ndaj këtij pushteti.

“Para se të flas unë dua t’ju them se prania këtu e juaj është e domosdoshme, është fati i dy mijë banove që e keqja u ka trokitur në derë, e kam ndjekur këtë çështje, jam ndjerë i tronditur, i shokuar, po jo aq sa sot kur u ballafaqaova me dramën e këtyre banorëve, ajo që kam dëgjuar brenda. Nuk ka asnjë ligj për shembjen e këtyre shtëpive, kjo është dëshmi e rënies totale të shtetit, nuk ka asnjë ligj as akt që iu është komunikuar familjeve, qinda fëmijë janë në kët gjendje terrori psikologjik. Kjo është dëshmia se ku është katandisur shteti shiptar.

Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë një projekt që duan të pastrojnë paratë e drogës për të ngritur shumëkatëshe këtu, dhe shkelin ligjin, për të favorizuar një grusht oligarkësh dhe deputetësh. E kam paralajmëruar se kur nisi afera për shembjen e Teatrit Kombëtar shumë shpejt e keqja do shkojë tek pragu i shtëpive. Nuk ka asgjë të ligjshme, shteti ka shkelur ligjin, kryeministri, policia, e vetma gjë e ligjshme është protesta për shtëpitë e tyre. Ndaj i garantova se do të vazhdojmë të qëndojmë në mbështetje të tyre, të ligjit dhe kushtetutës”, tha Basha ndër të tjera.

Ndërkohë që përveç Bashës, foli edhe 12-vjeçari Klevis Hyska, i cili u shpreh se kjo situatë e ka tromaksur dhe ka ditë që nuk flë gjumë.

“Në radhë të parë falenderoj kryetarin e opozitës që na u gjet pranë, unë jam Klevis Hyska, dhe jam këngëtar, më dridhet shpirti kur flas, kur shkova një ditë në ship i gjeta prindërit të mërzitur, më thanë që kishin dëgjuar që Edi Rama kishte nxjerrë një ligj për të na shembur shtëpitë. U mërzita shumë. Më pyet mësuesja çfare ke, se qaj, kam 1 javë që nuk më zë gjumi. Unë kam tre shtëpija aty, e imja e gjyshit e dajove, kur shkova në shtëpi një ditë kishin marrë gjithë fisin tim në komisariat, dy tre orë. Kjo është një dramë që po përjetojmë të gjithë, u bëj thirrje që protesta të vazhdojë të mos ndalet se ndryshe jemi të humbur, falenderoj mediat dhe kryetarin e opozitës, poshtë oligarkët, poshtë hajdutët”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *