Marina Vjollca ka mbetur pa emision, dhe planet ja ka prishur Getoari

Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare. Sezoni televiziv ka nisur  por nuk është bërë ende e qartë e ardhmja e saj në televizionin “Klan”.

U mësua më herët se moderatorja do të sillte në skenë një projekt të ri në muajin shkurt të vitit 2019. Aty do të sfidonin njëri-tjetrin talente të fushave të ndryshme.

Burime për “Iconstyle.al” zbulojnë se ky emision është vënë në pikëpyetje nga drejtuesit e këtij televizioni. Kjo pasi bashkëshorti i moderatores, Getoar Selimi do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakort me kushtet e vendosura nga reperi. Për këtë arsye, është anuluar krejtësisht projekti i ri dhe Marina ka mbetur pa emision!

Emisioni i fundit i saj ishte “C’est la Vie”, ku personazhe të famshëm të botës së ekranit shqiptar sfidonin veten duke kënduar live.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *