Ekstremistri grek Babis Karathanos i përgjigjet Ramës pas lirimit: Shpresoj shumë që…

Ditën e djeshme ekstremisti grek Babis Karathanos ishte ai që i printe arkëmorit të Konstantinos Katsifas, 35-vjeçarit që u vra nga forcat RENEA në Bularat.

Karathanos ka hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në kufi dhe për këtë ai u ndalua pasditen e djeshme nga Policia e Gjirokastrës dhe do të procedohet në gjendje të lirë. Pas lirimit ai ka pasur një mesazh dhe ndaj qeverisë shqiptare, duke e akuzuar atë për trajtimin që i është bërë në rajonin e policisë.

“Unë shpresoj se pas praktikave të ndjekura nga regjimi shqiptar kundër nesh dhe kundër minoritetit grek, të gjithë ta kenë kuptuar se kush janë ata që qeveriin në vendin fqinj!”, shkruan Karathanos pas lirimit të tij.

Sipas mediave greke dje në Bularat kanë qenë të pranishëm rreth 3000 qytetarë grekë, të cilët u intimiduan nga kontrollet e shumta që u bënë në kufi me Shqipërinë. Nga ana tjetër koret e urrejtjes së përdorura nga të pranishmit kanë nxitur një sërë debatesh në vendin tonë, nëse duheshi lejuar apo jo hyrja në kufi e ekstremistëve grekë.

Vetë kryeministri Rama i ka quajtur këta persona: Te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.

12 grekët e ndaluar u liruan në orët e para të mëngjesit, dhe me insistimin e deputetit Vangjel Dule, i cili ka qëndruar përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme në komisariatin e policisë së Gjirokastrës. Dule i quajti normale thirrjet antishqiptare që u bënë dje në Bularat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *