Arrestohet 19-vjeçari shqiptar duke shitur drogë, ja si u zbulua

Arrestohet nga karabinierët në Acqui Nor, Itali, një 19-vjeçar. Ai akuzohet për shitje droge.

Sipas medieve italiane, mësohet se në pranga përfundoi Ortis Çela, i cili u prangos pas një telefonate anonime, që tregoi për një makinë të dyshimtë pranë një supermarketi. Dy patrullat shkuan në vendngjarje duke identifikuar mjetin dhe duke e kontrolluar atë. I riu 19-vjeçar ngurroi të raportonte të dhënat personale, përfshirë edhe vendbanimin.

I riu u arrestua në flagrancë dhe me urdhër të prokurorit publik, u vendos nën arrest shtëpiak.

Policia ushtroi kontroll në një shtëpi për të verifikuar qëndrimin dyshues të shqiptarit, duke gjetur 200 gram marihuanë, disa prej të cilave tashmë janë të ndarë në doza, përveç materialit për paketim dhe peshore.

Gjithashtu u gjet edhe një dozë kokainë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *