Thirrjet antishqiptare në varrimin e Katsifas, reagon Rama

Sot është përcjellë për në banesën e fundit 35-vjeçari grekt Kostantinos Katsifas, që mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Në ceremoninë mortore morën pjesë mijëra persona, ku nuk kanë munguar thirrjet raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo gjë ka irrituar shumë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë reaguar me mënyra të ndryshme, si postime në rrjetet sociale, apo edhe komente në adresë të Kryeministrit.

Një qytetarë i ka shkruajtur Kryeministrit ku i kërkon ndërhyrjen e tij, sepse sipas tij po flliqemi si shtet ku grekeu vjen e provokon në vendin tonë.

“Ndërhy zoti Rama, të lutem sepse u flliqëm si shtet. Vjen greku ne provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat toa si komb”, – shkruhet në komentin në fjalë.

Pas këtij komenti ka reaguar edhe Kryeministri i cili me anë të një komenti, shkruan: “Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku… Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre”.

Komenti i plotë i kryeministrit Rama:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *