“Ik pa merak”… Publikohet përgjimi me “Niçen” që rrëzon alibinë e Vangjush Dakos (Dokumenti)

Emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi një tjetër përgjim të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me anëtarin e bandës së dyshuar të Shijakut, Altin Avdyli, alias Niçja.

Përgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme, mban datën, 20 Shkurt 2017. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, dhe i premton se do t’i zgjidhë dicka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.

Ky përgjim, hedh poshtë alibinë e Vangjush Dakos, se komunikimi me anëtarët e bandës së dyshuar të Shijakut është normal, pasi ai komunikon me çdo person në fushatë dhe pas fushatës, për t’i falenderuar për kontributin e tyre. Pra, alibia e Dakos është se bisedat me këta persona nuk mund të jenë indicie se ai i ka përdorur për blerjen e zgjedhjeve, pasi ai nuk ka ndonjë njohje të afërt me ta, por bisedon në telefon , si me çdo qytetar tjetër.

Alibia e Vangjush Dakos, rrëzohet, sepse përgjimi i publikuar ditën e sotme, dëshmon se Dako dhe Avdyli kanë komunikuar rregullisht me njëri tjetrin. Ata duket se kanë mardhënie shumë të afërt dhe se Niçja, nuk është si çdo qytetar që i bie telefonit të kryebashkiakut, por një person i rrethit të ngushtë të Vangjush Dakos.

“Të Paekspozuarit” publikoi një javë më parë dy përgjime, të cilat faktojnë komunikimin e Vangjush Dakos me anëtarët e bandës së Shijakut. Në njërin nga përgjimet Vangjush Dako komunikon dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, me Altin Avdylin dhe kërkon të falenderojë Astrit Avdylin, kreun e dyshuar të bandës. Në përgjimin tjetër, Altin Avdyli komunikon me një person të paidentifikuar, një ditë përpara zgjedhjeve dhe i kërkon para nga “Vangjushi” që gjashtë persona të votojnë.

Pra, të dyja bisedat kanë një kontekst të qartë, zjgedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Akuza e opozitës, është se Vangjush Dako i ka përdorur vëllezërit Avdyli për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017. /TPZ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *