Një ditë pas arrestimeve masive në Shijak, RENEA dhe FNSH kanë blinduar sërish sonte këtë qytet. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narkotrafik.
Kontrollet e policisë u zhvilluan edhe në shtëpitë e të proceduarve .
RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri.
Grupi i Shijakut dyshohet se ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has