Mizore në Zvicër/ 19 vjeçari shqiptar i pret gjyshes kokën me thikë

Një e moshuar 74 vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë mizore në një apartament në Frauenfeld (TG) të Zvicrës.

Shqiptarja nga Maqedonia kishte disa muaj që jetonte në shtetin zviceran pasi u transferua nga Italia.

Ngjarja makabre u regjistrua më 16 tetor të këtij viti dhe për rastin është arrestuar nipi i saj, 19 vjeçar me nënshtetësi italiane.

Autopsia e porositur nga prokurori publik i Frauenfeld TG tani ka çuar në identifikimin e gruas.

“Personi i vrarë në Frauenfeld është gjyshja 74-vjeçare e Fatmir T.“, konfirmon policia kantonale Thurgau.

Mediat zvicerane shkruajnë sot se nipi i saj është i dyshuari kryesor për vrasjen e të martës së kaluar. Ai thuhet se i ka prerë kokën gjyshes së tij.

Policia kantonale Thurgau tha se “kur arritën shërbimet emergjente, koka ishte e ndarë nga trupi”.

Më 16 tetor, pak para orës 17:30, një fqinj lajmëroi policinë për ngjarjen.

Pas ardhjes në apartament, policia zbuloi krimin makabër.

I dyshuari kryesor për vrasjen u arrestua disa orë më vonë në kantonin e Cyrihut, në zonën Kloten të aeroportit.

Sipas “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën.

Rrethanat e krimit brutal janë ende të pa qarta.

/S.Ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *