Besi tregon sikletet që ka hequr me Xhensilën shtatzanë: Një javë kam ndenjur pa ngrënë

Në korrik të këtij viti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë përherë të parë prindër.

Këngëtarja solli në jetë një vjazë të cilën prindërit e pagëzuan me emrin Ajka.

Ditën e djeshme aktori i humorit në ‘BE Coffe’ ka folur mbi 9 muajt e shtatzanisë së Xhensilës me një rrëfim të ndërthurur me humorin.

Image

’Më ka ndodhur vetëm mua apo të gjithë burrave që kanë gruan shtatzanë për herë të parë. Gjatë shtatzanisë së Xhensilës.. Kot thonë që femrat heqin siklet.Siklet heqim dhe ne meshkujt.Po s’na e dinë.3 muajt e parë në shtëpinë timë nuk gatuhej fare sepse femrat kanë problem me erërat, me aromat sidomos ato të ushqimeve.3 muaj kam ngrënë vetëm bukë të thekur me djath sepse ushqimet e tjera e shqetësonin aromat.Kisha 1 javë pa ngrënë dhe shkova në shtëpi. Sa hapa frigoriferin ajo direkt e nuhati. Kur ishte Xhensila shtatzënë ishim duke ikur në Greqi, ishim duke ikur në kufi.Para nesh ishte një makinë. Kur ja jep Xhensila ‘O çka për të ngrënë ajo makina’.E kapëm me 50 kg hashash atë makinën.Gjatë shtazanisë të gjithë femrat qajnë për gjënë më të vogël, qajnë me filma,qajnë me lajmet.Pas lindjes ti thua shpëtove por jo.Janë 40 ditë e lehonisë që zgjasin 3 muaj prandaj është shumë keq për ne meshkujt por nuk na e di kush’ u shpreh Besi.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *