Berisha: Rama nuk foli për Ndokën,sepse ai e di që…

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se arsyeja se pse Rama nuk tha asnjë fjalë për Ndokën ditën e djeshme pas arrestimit, është se ai e ka frikë ish-deputetin e PS-së.

“Në kohën time nuk është penguar kurrë prokuroria në veprimet e saj ndaj deputetetëve nuk ëhstë penguar kurrë SHIK. Prokurorinë e ka patur Ina Rama, Sallaku, njerëz kukulla në duart e Edi Ramës. Në kohën time ka qenë Ina Rama, Arben Rakipi, Dhori Sallaku. Rama i lëshon. Rama e provoi në 18 maj se kur rrezikohet për tu mbyt i mbyt të gjithë, që do të thotë se do të vazhdojë kjo ‘bir Selamni i nënës kë të qajë më parë’. Për Arben ndokën kam unë nja 3 denoncime që ëhstë i përfshirë për trafik droge. Unë personalisht kam denoncuar 4 herë trafiqet e Ndokajve. Rama nuk tha një fjalë për Ndokën. Keqardhjen e shprehu për Çukon, për Ndokën e mbylli gojën, nuk guzoi të thotë një fjalë, sepse Ndoka e hedh në erë Ramën, sepse i di gjithçka. Pasi e largoi nga parlamenti i dha PS-së e Lezhës Ndokës”, deklaroi Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *