Berisha: Ja pse nuk reagova për rastin në ish-Bllok

“Kam bërë prononcim për plagosjen e Ervis Martinajt. Nuk shkova përtej statusit se ishte një këngëtare në mes. Policia zyrtarisht tha se ishte një këngëtare. Unë nuk mund të merresha me të… Gjata ka qenë një këngëtare e nderuar dhe unë nuk mund të hyja në mes”.

Më tej sa i përket grupeve, Berisha u shpreh: “Por dihet që të dy grupet që u përleshën se çfarë janë”.  Sipas Berishës ai që ka lidhje të forta politike është Ervin Mata (i dashuri i Elbvana Gjatës).

“Por ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata pasi është faktuar se Saimir Tahiri nga Tirana në Gjermani ka shkuar te Mata. Nuk është e vërtetë se nuk jemi prononcuar. Unë nuk e dija këtë fakt se do e kisha nxjerrë menjëherë por e tha PD se Tahiri ka qenë te Mata”.

Më tej Berisha shtoi se ka një mani që bandat t’ja trystojnë të dashurat njëri-tjetrit. “E kanë pasion bandat këtë”, shtoi deputeti.

Kujtojmë që nga përplasja mes grupeve me 4 tetor në Ish-Bllok mbeti i vdekur Fabjan Gaxha, truproja i Ervis Martinajt. Ndërsa i dashuri i Elvana Gjatës është në kërkim nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *