46-vjeçarja shkruan për llojin e sklerozës nga e cila vuan dhe për vështirësitë që ka hasur gjatë kësaj kohe.
“Kam sklerozë multiple. Jam në fazën e përkeqësimit të sëmundjes. Me vullnetin e Zotit, dhe producentëve të Netflix e kam një punë. Jam e paaftë. Rrëzohem nganjëherë. Më bien gjërat. Kujtesa ime është e turbullt. Por, po ia dalim”, shkruan aktorja.
Emri i saj u bë i njohur me rolin në filmin “Brown’s Requiem” , ndërsa suksesi filloi me rolin e Zoe Bean në serialin komik, “Zoe, Duncan, Jack and Jane” në vitin 2000 dhe me rolin e Cecile Caldwell në filmin “Cruel Intentions”.