Pak ditë më parë reperi Stresi ka rënë në prangat e policisë për shkak të akuzës së armëmbajtjes pa leje dhe gjithashtu përfshirjen e tij sipas policisë në një grup kriminal.
Pas këtij arrestimi dhe fakti që u gjet në një hotel në Linzë me një vajzë 20-vjeccare, nuk ka reaguar e fejuara e tij Kejsi, të paktën deri disa orë më parë. Përmes një story në rrjete sociale, ajo është përgjigjur njëherë e mirë lidhur me qëndrimin e saj në këtë ngjarje.
“Tu prish dita ty? Të vetmit njerëz të trashë janë ato që japin opinion për këtë çeshtje pa pasur fare të bëjnë me të. Unë nuk po bëj asgjë, përvecse po mbështes familjarë që janë në dhimbje për fëmijën e tyre, ndërsi ti si shumë të tjerë i jepni gojës sikur duhet të më interesojë mua opinioni juaj. Shikoni jetën tuaj, se në momentin që dikush po kalon vështirësi t’i biesh me shkelm nuk del ti më e zgjuar se unë që të dukem e trashë. S’ja uroj të keqën askujt në këtë botë e jo më njerëzve që i dua, ndaj po s’të pëlqeu mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do të mbetet private, gjykimi jot apo i gjithë botës është problemi juaj që interesoheni kaq shumë për mua dhe doni muhabete tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve një ditë. Kalofshi mirë!”- ka përfunduar Kejsi.
Duket se Kejsi ndonëse e mërzitur nga ngjarja vijon të jetë mbështetje për reperin.