Një 16 vjeçar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Fierit, pasi është goditur disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar, pa një zënke të ndodhur mes tyre.
Pavarësisht ndihmës së dhënë 16-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë për shkak të hemorragjisë. Ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij.
Ja informacioni i policisë:
Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.
Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.
Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.