Gjermania ka ekstraduar të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova.
Severin Krasimirov u arrestua javën e kaluar në qytetin gjerman Stade, pranë Hamburgut. Ministri i brendshëm i Bullgarisë tha se ADN-ja e Krasimirov u përputh prova që u gjetën nga vendi i ngjarjes.
Marinova u sulmua ndërsa vraponte në një park në Ruse më 6 tetor. Ajo u përdhunua, u rrah dhe më pas u mbyt.
Prokurorët bullgarë thënë se nuk ka prova se sulmi ishte i lidhur me punën e gazetares.
Ajo është gazetarja e tretë e profilit të lartë që u vra në BE në vitin e fundit.
Marinova së fundmi organizoi një probtam televiziv në të cilin dy gazetarë investigativë diskutuan mashtrimet e supozuara që përfshijnë fondet e BE nga biznesmenët dhe politikanët.