Pas dëshmisë në Prokurori, flet deputeti Rraja: Nënkomisar Nuhun nuk e njoh, edhe po të…

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahaman Rraja është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij mbi me padinë e depozituar nga Taulant Balla, në lidhje me akuzat e pretenduara nga oficeri Emiljano Nuhu se është kërcënuar me pistoletë në zyrën e tij nga deputetët në fjalë. Në një foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, Rraja duket të dalë me paterica nga organi i akuzës.

I kontaktuar nga “News24”, deputeti Rraja tha se  i qëndron deklaratave të tij se nuk e njeh oficerin Nuhu.

Rrahman Rrahja
Rrahman Rrahja

“Edhe përballë po të më vini me të, nuk e njoh fare. Sot iu përgjigja thirrjes së prokurorisë pas padisë së depozituar nga deputeti Balla. Do paraqitem në prokurori sa herë të më kërkohet e të jetë e nevojshme ” u shpreh Rraja, ndërsa sqaroi se iu desh të shkojë në Prokurori me paterica, për shkak të një frakture në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *