Nga Boldnews.al
Ai nuk qeveris me akte politike, nisma ligjore apo strategji zhvillimi. Janë “postulate politike” krejtësisht të panjohuar për kryeministrin tonë, që i ngjan më shumë kreut të një qeverie virtuale. Gjithçka e ka ndërtuar mbi bazën e propagandës, duke krijuar një Shqipëri imagjinare dhe nëse kjo i shembet, atëherë Ramës vërtetë i rrëzohet qeveria.
Nuk ka bilanc për të paraqitur në fushën e rendit, atitrafikut apo korrupsionit. Përkundrazi, gjithnjë e më shumë muajt e fundit po i shpërthejnë skandale të rënda duke u krijuar me të drejtë imazhi i një qeverie të lidhur ngushtësisht me krimin dhe një grup olikarkësh.
Për të mbytur çdo zë denocues, kreu i qeverisë ka vendosur të hedhë në treg idenë e një pakete ligjore antishpifje, këtë herë duke përfshirë edhe median. “Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë. Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Çdo shpifje në gjyq!”- shkroi Rama.
Ai vetë e di që këto nuk mbesin shpifje, por janë denocime që çdo ditë e më shumë që kalon zbardhin të vërtetat e dhimbshme për kreun e qeverisë dhe “taborrin” e afërt të tij në oazin e paprekshëm të Rilindjes.
Me një prokurori krejtësisht të kapur dhe gjykatë të trembur nga vettingu, që mbetet në duart e qeverisë pushteti do të dalë “triumfator” përpara të ashtëquajturës drejtësi. Deri më tani Arta Marku ka ofruar edhe më shumë çka mund t’i ketë kërkuar Edi Rama. Në një kohë të shkurtër, arriti të shpartallojë dosjen e Saimir Tahirit, duke larguar dhe joshur të gjithë prokurorët që hetuan çështjen nga fillimi.
Në skandalin tjetër, atë të audiopërgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeprokurorja e përkohëshme, por e shumëpushtetshme, ka bërë “mrekullinë”, jo vetëm duke shpëtruar Agronin, Edin e Fatmirin, por ngriti akuza ndaj denocuesve. Po të njëjtën praktikë po ndjek me dosjen “Xhisiela” teksa për kërcënojnë hapur me tringëllimën e prangave këdo që denocoi dhunën e turturën e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist.
Me dënimin e disa politikanë të opozitës dhe për më shumë medias, Rama do të tentojë të ringrejë imazhin të cilën e ka të nxirë për shkak të skandaleve të shumta.
E ashtëquajtuara paketa “antishpifje” nuk synon kthimin e të drejtës për dënimin e personave abuzues, por një formë që Rama të mbajë pushtetin. Ai mund t’ia arrijë nëse ky draft kalon në parlament edhe me shumë dyshime, pasi çdo ndryshim në Kodin Civil apo Penal kërkon shumicë të cilësuar, 86 vota, çka PS nuk i ka. Edhe këtu makinacionet e kreut të qeverisë po e kthejnë në një kandidat të fortë me elementë të një diktature përsa i përket lirisë së shprehjes.
Kryeministri është gati të hartojë e miratojë çdo ligj që i mundëson mosprekjen e propagandës. Mënyra si tenton ta kalojë këtë ligj padyshim do të ketë reagime, porn ë mungesë të Gjykatës Kushtetuese që mund të bënte interpretimin kryeministri po kthen “nenin 55” të kohës së diktaturës që dënonte agjitacionin dhe propagandën kundër shtetit.