Zhdukja e gazetarit të Washington Post pa lënë gjurmë, bizneset tërhiqen nga samiti i rëndësishëm

Disa biznese dhe grupe mediatike janë tërhequr nga një samit i rëndësishëm në Arabinë Saudite si një reagim për zhdukjen dhe frikën e një vrasjeje shtetërore të gazetarit Jamal Khashoggi.

Samiti “Future Investment Initiative” hapet më 23 tetor, ku do të marrin pjesë njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit përfshirë drejtuesin e Uber, Dara Khosroëshahi, i cili ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim nëse qeveria saudite nuk del me një shpjegim bindës për zhdukjen e gazetarit të Washington Post.

Gjithashtu edhe drejtuesi i konglomeratit mediatik Viacom Inc, Bob Bakish, dhe multimilioneri Steve Case, një nga themeluesit e AOL, gjithashtu kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në Riyadh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *