Thaçi: Korrigjimi i kufijve, zgjidhje për të dyja palët

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin francez “France 24”, deklaroi se do ta firmosë marrëveshjen mes dy vendeve, pavarësisht zërave kritikë, për sa kohë BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë garancinë e njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, do të shmangte për çdo rast rreziqe të tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që nënkupton ‘Republika Srpska’. Prandaj mendoj se kjo zgjidhje është reale dhe do të duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, por natyrisht e mirëpritur edhe nga bota demokratike”, u shpreh Thaçi.

Më tej shtoi se korrigjimi i kufijve nuk është një ide që do të donte ta prezantonte, por pas një konflikti kaq të gjatë dhe pas negociatash të shumta, ka dalë në përfundimin se e vetmja mundësi është gjetja e një zgjidhjeje racionale dhe të pranueshme nga të dyja palët. “ E nëse dy vendet tona, Kosova dhe Serbia bien dakord me këtë çështje, askush nuk ka përse të jetë kundër”, shtoi më tej Thaçi.

“Kjo marrëveshje sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit, e në asnjë moment nuk prodhon të kundërtën. Ata që flasin për ‘kuti të Pandorës’, – vazhdon kreu i shtetit kosovar, – nuk kanë vet një zgjidhje të qëndrueshme për të propozuar”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *