Si ndikon tradhtia tek ju? Studimi i fundit surprizon

Të jesh në një marrëdhënie është diçka shumë e bukur, por jo gjithmonë ka fundin e lumtur të përrallave.

Shumë zhgënjehen dhe përjetojnë lëndime dhe tradhti. Pikërisht për këtë çështje është bërë së fundmi një studim i cili ka surprizuar me rezultatet.

Sipas studiuesve të Binghamton University, femrat dhe meshkujt që përjetojnë tradhtinë bëhen më të mirë.

E thëne ndryshe, një femër e zhgënjyer bëhet emocionalisht më e fortë dhe mund të përballojë gjithçka, ndërsa mashkulli zhvillon personalitet më të fortë.

Përsa i përket përjetimit, femrat e marrin veten më shpejt, ndërsa meshkujt në shumë raste nuk e kalojnë kurrë zhgënjimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *