Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mision i pamundur! Gazeta angleze: Franca, kategorike kundër

Gazeta angleze “Express” i ka dedikuar një artikull Shqipërisë dhe procesit të zvarritur të integrimit të saj në BE. Sipas medias britanike, ky proces po minohet vazhdimisht nga disa prej vendeve më me ndikim të Evropës për shkak të trafiqeve të drogës dhe korrupsionit të lartë.

Artikulli i plotë:

“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit të vendit tonë.

Në qershor, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë për tiu bashkuar bllokut, por disa
vende anëtare të BE-së, veçanërisht Franca, po përpiqen ta pengojnë procesin.

Paris zyrtar e justifikon kundërshtimin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha: “Bashkimi Evropian është absolutisht i paparashikueshëm.

“Përpjekjet tona nuk shihen si të mjaftueshme nga evropianët.

“Ne jemi bërë lodër e politikës së brendshme evropiane”.

Asnjë vend tjetër evropian nuk kultivon më shumë kanabis sesa Shqipëria, njoftoi FT në 2017.

Kontrabanda nga Shqipëria është burimi kryesor i të ardhurave për mafien shqiptare, shkruan The Times.

Por nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pretendon se dëshiron të luftojë korrupsionin.

Edhe vetë autoritetet shqiptare shpesh marrin pjesë në krimin e organizuar së bashku me gjyqtarët, prokurorët dhe policinë, shtoi Times.

Por ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj thotë se dëshiron ta luftojë këtë, duke thënë: “Ne duam të zhdukim Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit. Lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti ynë kryesor.”

Asnjë vend tjetër nuk kultivon aq shumë kanabis sa Shqipëria.

Shqipëria po kalon aktualisht reformën gjyqësore ku po verifikohen rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë në vend, ndërsa 40 prej tyre janë larguar nga sistemi i drejtësisë pasi nuk kanë mundur të provojnë se nga vijnë paratë.

Gjithashtu se ka dyshime rreth reformës së qeverisë shqiptare.

Vendi ka një shkallë shumë të lartë pakënaqësie.

Jonila Godole, drejtoreshë e Institutit për Demokraci, Mediat dhe Kulturën në Tiranë, tha: “Shumica e emigrantëve vijnë nga klasa e mesme shqiptare, ata nuklargohen sepse janë të varfër, por nuk kanë besim në shtetin dhe shoqëri këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *