Skema korruptive në rrugën Tiranë-Elbasan, lirohet ish-drejtori i ARRSH-së

Është liruar nga qelia ish-drejtori i ARRSH-së, Aksel Qurduka. Ka qenë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ajo që ka ndryshuar masën e arrestit për Qurdukën, i cili nga “arrest me burg” ka kaluar në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që hetimet në lidhjen me çështjen nisën nga KLSH në vitin 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan. Pas kallëzimit të dytë nga ministrit Gjiknuri në 2017, u arrestuan disa zyrtarë të përfshirë në skemën e korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *