Edi Paloka ka reaguar pas komenteve të Ministrit të Brendshëm Xhafaj lidhur me skandalin që implikon vëllain e tijë në trafikun e drogës.
Skandali mori përmasa të jashtëzakonshme pas publikimit të videos së dytë me Fredi Alizotin, përmes të cilës rezultonte se krerët më të lartë të shtetit dhe politikës po rekrutonin dëshmitarë të rremë kundrejy shumave të parave.
Deklaratave të sotme të Xhafajt, sipas të cilit “PD ka zgjedhur partnerë llumin e këtij vendi”, Paloka i është përgjigjur flakë për flakë duke thënë se “Xhafaj duket se e ka harruar që llumin e ka në familjen e tij”.