Erdogan i kërkon Riadit të publikojë pamjet e largimit të gazetarit të zhdukur

Lexo edhe:

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Arabisë Saudite të japë pamjet që vërtetojnë se gazetari i zhdukur u largua nga konsullata saudite në Stamboll.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, kritik i regjimit u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë javën e kaluar.

Zyrtarët turq pohojnë se z. Khashoggi u vra brenda mureve të tij. Arabia Saudite e mohon këtë.

“Ne po hetojmë të gjitha aspektet e ngjarjes“, tha Erdogan të enjten, duke shtuar: “Ky është një incident që ndodhi në vendin tonë. Nuk është e mundur që ne të jemi të heshtur”.

Erdogan ka sfiduar më parë Arabinë Saudite që të japë dëshmi për versionin e saj të ngjarjeve dhe të tregojë në Khashoggi, një kritik i shquar i monarkisë saudite, ishte larguar nga konsullata “pas disa minutash ose një ore”.

Aktualisht janë të njohura vetëm pamjet e hyrjes së gazetarit në Konsullatë dhe jo të daljes së tij. Ai dyshohet se është vrarë.

 

Lajme të lidhura

Para