Një modele 22 vjeçare u qëllua për vdekje me tre plumba nga një person i panjohur që e ndoqi atë me motoçikletë, ndërsa vajza ecte me makinë.
Krimi ndodhi në mes të ditës në qendër të kryeqytetit irakian, Bagdad. E reja Tara Fares u vra pasi “bënte një jetë perëndimore”.
Kamerat e sigurisë kapën momentin fatal të vrasjes së saj brenda një makine tip Porsche në një rrugë të ngushtë banimi në lagjen Camp Sarah më 27 shtator.
I armatosur i largua me një bashkëpunëtor.
Vajza kishte 2.6 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe komentet e saj jepnin mesazhin e lirisë.
Një deklaratë të lëshuar më 7 tetor nga Ministria e Brendshme, e cila po heton vdekjen e Fares, tha se ajo u vra nga një grup ekstremist kriminal.
Ministria nuk tha nëse janë arrestuar personat e armatosur.