Sulmohet ish-i dashuri i Era Istrefit, përfundon në spital: Ishin me maska, tentuan të…

Mbrëmjen e djeshme është sulmuar fizikisht menaxheri i njohur nga Kosova, Faton Shoshi, por pa pasoja serioze.

Rreth orës 23:00, në qytetin e Prishtinës, disa persona e kanë sulmuar, por më pas janë larguar pasi Shoshi ka qenë i shoqëruar me disa miq të tij, të cilët kanë ndërhyrë.

Ndërkohë, pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, në një prononcim për mediat kosovare, ai u shpreh se nuk ishte diçka serioze dhe se gjendja e tij është e mirë.

”Ka qenë diçka e vogël. Nuk ka qenë diçka interesant me të kallxu drejt. Kanë tentuar po s’kanë mundur se i kam pas me vete ata djemtë… I kanë arrestuar…Ishin me maska nuk i njihja, isha me disa shokë edhe ata ndërhynë dhe nuk ndodhi asgjë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Shoshi është bërë shumë i njohur edhe në Shqipëri, pas zbulimit të lidhjes së tij disa vjeçare me këngëtaren Era Istrefi, lidhje kjo e cila ka përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *