Një nga të afërmit e fundit të mbetur të Adolf Hitler do të martohej me një vajzë hebree por fejesa e tyre u prish pasi ajo mësoi historinë shokuese të familjes së tij.
Alexander, Brian dhe Louis Stuart Houston janë stërnipat e vetëm të mbetur të diktatorit nazist dhe kanë shpenzuar jetën e tyre me mendime të ndryshme nga e gjithë bota.
Në një intervistë të botuar së fundmi, Alexander, më i madhi i vëllezërve, emri i mesëm it ë cilit është Adolf, theu heshtjen duke hedhur poshtë zërat se trashëgimtarët e fundit të Hitler kishin vendosur të mos bënin fëmijë në mënyrë që fisi i tyre të pushonte së ekzistuari.
Ai zbuloi se një nga vëllezërit, pa zbuluar se kush, kishte planifikuar në fakt të martohej me të dashurën e tij hebree, por marrëdhënia e tyre u prish kur ajo mësoi historinë e familjes.
“Ndoshta vëllezërit e mi kanë bërë një pakt të tillë që të mos bëjnë fëmijë, por une kurrë nuk e kam pranuar diçka të tillë,” tha Alexander.
“Pemën tonë të familjes pak vetë e dinë, është një sekret që e kemi ruajtur me kujdes, duke refuzuar të gjitha intervistat në media apo shkruarjen e një libri. Por e kemi menduar dhe kemi ndryshuar mendje. Nuk kemi pse fshihemi më,” thotë ai.