Ronaldo ndjen presionin, niset urgjentisht në Lisbonë për të takuar avokatin

Nuk kanë fund telashet për Cristiano Ronaldon. Një tjetër akuzë për përdhunim ndaj ylli portugez. Sipas avokatit të akuzueses së parë, Ketrin Majorgan, 3 femra të tjera kanë akuzuar yllin portugez për përdhunim.

“Kam marrë telefonata nga 3 femra të tjera që pretendojnë se edhe ato janë përdhunuar nga Ronaldo”, tregon Stoval për “The Sun”.

Avokati ka refuzuar të zbulonte emrin e femrës, duke treguar se do të flasë me policinë e Las Vegasit.

Ndërkohë së fundmi motra e Ronaldos, ka nisur një fushatë sociale për të mbrojtur 5 herë fituesin e “Topit të Artë.

Slogani që ajo ka postuar në rrjetet sociale ka qenë “Drejtësi për Ronaldon”.

Gazeta portugeze “Correio da Manha” ka zbuluar se Ronaldo është nisur me urgjencë ditën e djeshme drejt Lisbonës, për të takuar avokatin e tij të mbrojtjes, në lidhje me akuzat e fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here