Pse u përlot Romeo dhe të gjithë të tjerët në skenën e DWM?

Kur është fjala për familjen, vështirë t’i mbash emocionet. Edhe nëse je në një spektakël argëtimi siç është ai i DWM, edhe nëse duhet të aktrosh, sado i stërvitur të jesh.

Edhe Romeo me Donaldin, dy binjakët simpatikë të DWM, janë mësuar të aktrojnë, ta bëjnë publikun për vete, t’i lënë jashtë skene të gjithë dhe të gjitha ‘brengat’, por nuk munden ta menaxhojnë emocionin kur është fjala për një moment si ky.

Pas kërcimit me Anjezën dhe pas komplimenteve të jurisë, tatauzhet e dukshme në kraharonin e Romeos nuk mund të kalonin pa vëmendje. “Familja”, tatuazhi më i dukshëm i vizatuar në trupin e dy binjakëve, në fakt, shoqërohet edhe me disa fraza për njeriun e tyre më të dashur, nënën.

Ndërsa Alketa po përpiqej të lexonte disa nga frazat që Romeo i kishte shkruar për nënën e tij, aktori i humorit u emocionua pasi Alketa lexoi në fund “Unë nuk kam nevojë për parajsën, unë kam mamanë time”. Publiku e shoqëroi me duartrokitje mesazhin që Romeo kishte vizatuar në kraharor dhe pas kësaj, të gjithë u përlotën…

“Në këtë rast, mund t’i kuptoj mjaft mirë tatuazhet, kur kanë një mesazh kaq të bukur…” – i tha Alketa Romeos, i cili vazhdonte të përtypte lotët… Dhe nuk ishte i vetmi.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here