Dorëhiqet ambasadorja e SHBA në OKB

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, ka dhënë dorëheqjen.

Ky akt është pranuar nga Presidenti Donald Trump, sipas medias amerikane.

Raportohet se dorëheqja e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut ka qenë e papritur për administratën e Trumpit.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar lajmin, por bëri të ditur se Trump do të takohej me Haley në Zyrën Ovale mëngjesin e së martës.

Haley u konfirmua si ambasadore e SHBA në OKB në janar 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *