(VIDEO) Avioni i “Blue Panorama” nxjerr tym në kabinë, pasagjerët zbresin të alarmuar

Panik në avionin e linjës Tiranë-Firence i kompanisë italiane ajrore “Blue Panorama”. Sapo pasagjerët kanë hipur në avion, kanë konstatuar se ai nxirrte tym në kabinë. Janë vetë pasagjerët të cilët kanë filmuar skenën e frikshme në avion dhe kanë denoncuar pranë mediave skandalin e radhës të Blue Panorama

Miremengjes me avionin e Blu Panorames ne Rinas qe pa u ndezur humbiste karburant dhe nxirte tym.Pasagjeret po zbresin tani nje nga nje te friksuar se desh morri flake avioni“, thuhet në denoncimin e pasagjerëve.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Në videon e siguruar nga Boldneës.al shihet qartë momenti kur pasagjerët braktisin avionin të alarmuar.

Pak ditë më parë një prej avionëve të të njëjës kompani pësoi defekt në motor teksa fluturonte mbi Adriatik. Ekuipazhi u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Pescarës, ndërsa paniku përfshiu të gjithë pasagjerët në bord.

Prej kohësh kjo kompani ajrore konsiderohet me performancën më të ulët në fluturime, por sërsh vijon të kontrollojë linjat në drejtim të Italisë dhe anasjelltas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *