Ndodh në Kamëz, rivënia anësore bëhet nga ballkoni i pallatit (VIDEO)

Kamza barazoi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-2, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Për veç se golave dhe lojës së bukur, në këtë përballje nuk munguan as momentet gazmore.

Për shkak se stadiumi është shumë pranë pallateve, një top gjatë ndeshjes, përfundoi në njërin prej ballkoneve të tyre.

Një vajzë u detyrua ta rikthente topin në fushë nga ballkoni i shtëpisë, teksa e ka hedhur topin në fushë, në formën e një auti të gjatë.

Kjo video u publikua në emisionin “Sport Plus News” në televizionin “News 24”. Mos e humbisni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *