“Balla, foto me bosin e kokainës”, Maksi Beca-Berishës: Të kam pas idhull, këtë ushtarin e Ramës…

Reagon i riu, që sipas ish-kryeministrit Berisha ishte personi i denuar per trafik kokaine, e qe kishte dale ne foto me deputetin e PS-se, Taulant Balla.

Pas mesazhit te postuar nga Berisha ne faqen e tij ne Facebook dhe pak pas pergenjeshtrimit qe beri vete Balla, se fotoja ishte nje montazh i deshtuar, ka reaguar vete Maksi Beca, me nje shenim ne faqene e tij ne Facebook.

Ai ka thene se nuk ka asnje lidhje me Ballen dhe as e ka takuar ndonjehere. “Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty”- shkruan ai.

Postimi

Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.

Denoncimi i Berishes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në profilin e tij të Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan se në këtë foto, është Taulant Balla dhe Maksim Beço, që sipas tij, Beço është arrestuar në 2015 për trafik kokaine.

Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! sb”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *