“Nuk je mafioz apo je ish-mafioz?!”, Dylgjeri i lë ‘detyrë shtëpie’ Carlo Bollinos

Publicisti i njohur Ylli Dylgjeri ka komentuar mbi reagimet e bëra nga Carlo Bolino pas lajmeve për sekuestrimet që ka bërë antimafia ndaj mediave të pronarit të tij në jug të Italisë, Ciancio Sanfilippo.

Bollino shprehej se nuk kam asnjë lloj raporti me mafiozët dhe se pasuria ime është rezultat vetëm i punës sime dhe paraardhësve të mi në krye të grupit mediatik.

Pas kësaj deklarate me anë të një postimi në rrjetet sociale Ylli Dylgjeri ka ironizuar me Carlo Bolinon duke i lënë një “detyrë shtëpie”.

Postimi i plotë:

Sanfilippisti Bolino nuk pranon që është mafioz…

Botuesi italo-shqiptar Carlo Bollino ka reaguar për SYRI.net në lidhje me sekuestrimet që ka bërë antimafia të manjatit të medieve në jug të Italisë, Ciancio Sanfilippo.

Dakort Carlo. Nuk je Mafioz…

Por Sanfilippist je? Nuk jam se “kam 6 vite” që jam shkëputur – thua Ti! Sipas kësaj logjike Unë që kam 12 vite që jam shkëput nga Nano nuk isha Nanoi-st. Të gjithë Enveristët nuk janë të tillë, e për rradhë, as Berishistët, Ramistët nuk janë të tillë etj, etj.

Te Komedia “Prefekti” kujtoj dialogun që edhe 5 ditë me ndejt në burg me komunistët bëheshe më komunistë se ato! Po një jetë me Mafiozët?
Merre detyrë shpije Carlo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *