Nga Boldnews.al
Ervis Martinaj, një prej personazheve kryesorë të konfliktit të armatosur, të ndodhur në qendër të ish-Bllokut mbrëmjen e së Enjtes, ishte një ndër 4 të arrestuarit për vrasjen e Elton Nikës, ngjarje e ndodhur në nëntor 2015 tek lokal “Muraga”, në periferinë lindore të Tiranës.
Pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin e tij me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim. Por, gjykata e Tiranës e dënoi vetëm për moskallëzim krimi, duke i dhënë mundësinë që Ervis Martinaj të lirohej shumë shpejt nga burgu.
“Boldneës.al” po risjell detajet e ngjarjes, minutë pas minute, të cilat çuan në ngjarjen tragjike të vrasjes së Elton Nikaj dhe plagosjes së Ismet Gaxherri. Të dhënat gjenden të sqaruara në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës:
Më datë 11.11.2015, rreth orës 14:10 në vendin e quajtur Linzë, në lokalin “MURAGA” në pronësi të shtetasit Ismet Gaxherri janë konfliktuar në ambjentet e parkingut të makinave te pandehurit Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana, dhe Emiljano Tasho me shtetasit Enton Nikaj e Ismet Gaxherri , ku si pasojë e këtij konflikti të armatosur është vrarë shtetasi Enton Nikaj dhe është plagosur me mjete të forta në kokë pronari i lokalit shtetasi Ismet Gaxheri. Menjhere pas marrjes se ketij njoftimi ne vendin e ngjarjes ka vajtur Policia Gjyqesore e cila ka kryer veprimet e para hetimore I cili ka kryer veprimet e para hetimore si kryerje te vendit te ngjarjes, sekuestrimin e provave material te gjetura ne vendin e ngjarjes, pyetjen e personave qe kane dijeni per rrethana te hetimit.
Këta shtetas, në bashkpunim me njëri tjetrin, pasi kanë debatuar me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin Ismet Gaxherri, janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtm të tij, ku sipasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Enton Nikaj, si edhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Gaxherri. Pasi kanë realizuar krimin, autorët janë larguar me automjetin tip Mercedes Benz me targa AA 725 MD, i cili figuron i rregjistruar në pronësi të shtetasit Emiljano Nina.
Nga kqyrja e këtyre pamjeve filmike vihet re në mënyrë kronologjike ngjarja, ku konstatohet se:
Në orën 13.50.17, në parking futet një automjet me ngjyrë gri me xhama të errësuar. Aty shihet edhe automjeti tip Mercedes me targa AA 725 MD në pronësi të shtetasit Emiliano Nina. Në orën 13.51.12 vihet re se një shtetas zbret nga shkallët e lokalit dhe kontrollon zonën e parkingut me sy.
Ora 13.51.20, shtetasi, i cili është i identifikuar i pandehuri Emiljano Tasho, kontrollon parkingun, ndërsa Mirsad Kuçana, Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani drejtohen për tek automjeti Mercedes me targa AA725MD, ku Ervis Martinaj ulet në sediljen e shoferit, Mirsad Kuçana ulet në vendin e parë, Bujar Hasani ulet pas shoferit, ndërsa Emiljano Tasho ulet pas pasagjerit në sediljen e pasme.
Pas këtij momenti automjeti fillon lëvizje përpara. Nga pamjet duket lëvizja e Enton Nika dhe pas tij Ismet Gaxherri. Gjithashtu vihet re se automjeti me targa AA725MD ndalon dhe drejtuesi i automjetit që është i pandehuri Ervis Martinaj, i cili hap derën dhe zbret nga automjeti dhe vihet re se bisedon me Enton Nikën dhe Ismet Gaxherrin. Pas tij dalin edhe personat e tjerë që ishin brenda në automjet.
Në këtë moment, i pandehuri Ervis Martinaj drejton shtetasin Enton Nikaj, duke e çuar në afërsi të murit të shkallëve të lokalit. Në këtë moment, personat e tjerë afrohen duke i rrethuar. Në vijim, shtetasi Ervis Martinaj i ve dorën ne qafe Enton Nikes ndersa i pandehuri Mirsad Kucana i drejton doren shtetasit Ismet Gaxherri i cili ka nje telefon celular ne dore qe e fut me pas ne xhep. I pandehuri Mirsad Kuçana godet me grusht ne fytyre shtetasin Enton Nika. Shtetasi Ismet Gaxherri tenton te ndaje shtetasin Enton Nika por Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani nxjerrin dhe mbajne ne duart e djathta respektive objekte te ngjashme me arme zjarri pistolete. Konflikti vijon midis ketyre personave ku shtetasi Emiljano Tasho godet me qyten e pistoletes Ismet Gaxherrin. Gjithashtu vihet re se te pandehurit Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Hasani po godasin shtetasin Enton Nika me grushta e shkelma.
Nga pamjet filmike te kamerave te sigurise dallohet qarte qe i pandehuri Bujar Hasani mban nje pistolete ne dore, me te cilen godet shtetasin Enton Nika. I pandehuri Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani po mbajne armët në duar ndërsa I pandehuri Ervis Martinaj po godet me grushta shtetasin Enton Nika. Te pandehurit Ervis Martinaj , Bujar Hasani dhe Emiljano Tasho shtyjnë drejt murit Enton Niken i cili del nga objektivi i kameres. Pas tij shkon i pandehuri Emiljano Tasho, ndersa i pandehuri Bujar Hasani qendron pa levizur. I pandehuri Bujar Hasani t’kurr supet dhe ule paksa kokën. Pas ketij momenti te pandehurit Bujar Hasani dhe Emiljano Tasho largohen ne drejtim te automjetit me targa AA725MD ku I pandehuri Bujar Hasani ulet pas shoferit , ndersa i pandehuri Mirsad Kuçana ulet ne sediljen e shoferit.
Ne kete moment vihet re i pandehuri Ervis Martinaj, i cili po komunikon me shtetasin Ismet Gaxherri qe eshte i ulur pertoke. Ne kete moment i pandehri Emiljano Tasho kthehet serish dhe pas disa momentesh largohet ne drejtim te portes se rrethimit. I pandehuri Ervis Martinaj komunikon shume pak me shtetasin Lulezim Gaxherri i cili sapo ka dale nga automjeti i tij dhe eshte afruar ne drejtim te vendit te ngjarjes. Ne kete moment i pandehuri Emiljano Tasho tenton të afrohet drejt vendngjarjes, por i pandehuri Ervis Martinaj i bën shenjë me dorë të largohet. I pandehuri Ervis Martinaj largohet duke u futur ne automjetin me targa AA725MD dhe me pas ky automjet largohet ne anen e majte.