Në skenë e kemi parë të shkëlqejë, por ja që edhe Fifi na ka treguar së fundmi një ngjarje të dhimbshme që i ka ndodhur në skenë.
Mbrëmjen e kaluar Fifi i ka kushtuar disa orë fansave të saj në profilin zyrtar në ‘Instagram’, duke ju përgjigjur pyetjeve që ata shkruanin.
Mes atyre për projektet muzikore dhe jetën personale, bukuroshja zbuloi një detaj shumë i veçantë.
Dikush e ka pyetur Fifin për rastin më të sikletshëm që ka përjetuar ndonjëherë në skenë dhe këngëtarja nuk nguroi të përgjigjet.
“Ndoshta ka qenë kur jam rrëzuar dhe desh kam thyer qafën, por u ngrita dhe u shtira sikur ishte pjesë e koreografisë”,- është përgjigjur ajo.