Lojtari serb me tone të ashpra ndaj Strakoshës pas golit të pësuar nga goditja e dënimit (VIDEO)

Milinkovic-Savic nuk ka qenë aspak i kënaqur me performancën e portierit të përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, pas golit të pësuar me goditje dënimi nga Kolarov në minutën e 72. Imazhet flasin qartë…

Në minutën e 72, pas ndërhyrjes së gabuar të Badelj ndaj Pellegrini, në goditjen e dënimit prezantohet Aleksandar Kolarov. Barrikada e vendosur nga Strakosha është me pak njerëz, ose e vendosur keq. Por ai që u vendos edhe më keq ishte portieri shqiptar, që pëson golin në shtyllën e tij.

(Episodi në minutën e 3 në video)

Goditja e serbit është e fortë dhe precize, por të pësosh golin në shtyllën e portierit është gjithnjë gabim i tij. Serbi nuk ka rezistuar tundimit për të kritikuar portierin shqiptar me tone të ashpra moment i kapur edhe nga kamerat televizive…

“Barazuam me meritë – është shprehur Simone Inzaghi – me 1-1 inercia mund të ndryshonte, por goditja e dënimit të Kolarov na dënoi” bëri vlerësimin e tij tekniku, duke shmangur përgjegjësinë e portierit në këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *