FOTO/ Çfarë u ka ndodhur flokëve të David Beckham

Rënia e flokëve mund t’i ndodhë kujtdo. Edhe një yll perfekt si David Beckham duhet të bëjë llogaritë.

Në fillim të shtatorit, gjatë një periudhe pushimi në Majemi, ish ‘spice boy’ u fotografua në disa shkrepje që evidentonin humbjen e flokëve dhe binin në sy, pavarësisht modelit shumë të shkurtër të flokëve, për të mos rënë në sy.

Disa javë më vonë e gjejmë në Hong Kong me flokë shumë më të dendur. Transplant flokësh, apo meritë e ndonjë pudre flokësh?

Përgjatë viteve, Beckham ka shpalosur modele ikonike flokësh, që nga gërshetat, tek prerja stil ‘moican’, modele që kanë influencuar në publik dhe janë kthyer menjëherë në tendencë.

Fotot e shkrepura pak javë më parë në Majemi nuk ndryshojnë asgjë në imazhin e një ‘sex simboli’, i aftë prej 20 vjetësh, të bëjë të ëndërrojnë gra dhe burra. E bëjnë vetëm pak më njerëzor, më të prekshëm, shkruan tgcom.it

Në fakt, për shkak të prerjes shumë shkurt të flokëve, dallohet edhe lëkura e flokëve.

Por më pas, në Azinë e largët, Beckam u prezantua për një diskutim zyrtar si ambasdor i një firme ndërkombëtare sigurimesh.

Pati vetëm foto protokolli, ku u shfaq me flokë të dendur dhe me ngjyrë gështenjë të errët.

Më pas buzëqeshja e tij, sharmi që e karakterizon dhe një kostum elegant blu, zhvendosën vëmendjen nga flokët.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *