Kryeministra e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, hyri në librat e historisë si liderja e parë në botë që u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me vajzën e vogël në krah.
Ardern u paraqit në godinën e Kombeve të Bashkuara bashkë me të bijën të hënën në darkë, dhe luajti me të para se të mbante fjalimin e saj në samitin e paqes Nelson Mandela. Teksa ajo fliste, partneri i Ardern, Clarke Gayford, mbajti vajzën e tyre tre muajshe në prehër.
Neve Te Aroha erdhi në jetë më 21 qershor. Ardern iu kthye punës si kryeministre në fillim të gushtit, pas mori gjashtë javë leje lindjeje.
Kryeministrja e ushqen ende me gji të voglën, që do të thotë se Neve duhej të shkonte në New York me të për gjashtë ditët në vazhdim.