Operacion i madh policor në ishullin grek, 10 të arrestuar për drogë

Lexo edhe:

Policia greke ka zhvilluar një operacion masiv në ishullin Zakynthos në Athinë.

Sektori kundër krimit të organizuar ka vënë në pranga 10 persona për drogë, ndërkohë që hetimet e prokurorisë vazhdojnë.

Mediat greke raportojnë se një operacion i ngjashëm në ishull u zhvillua në vitin 2011, kur më shumë se 10 vetë u arrestuan dhe u burgosën.

Këtë herë, hetimet e policisë janë fokusuar në shtëpitë dhe pronat e grekëve dhe të huajve që banojnë në ishull dhe kanë qenë më parë të skeduar nga sektori i Antidrogës.

Pasdites e së enjtes(20.09.2018), rreth 20 policë nga Divizioni i Krimit të Organizuar e Atikës, mbërriti në ishull me makina konvencionale dhe pajisje të veçanta të mbikqyrjes.

Operacioni u organizua nga Athina qendrore dhe u zhvillua në kohë rekord.

Tashmë janë bërë arrestimet e para, një grek dhe dy të huaj.

Të arrestuarit pritet të paraqiten në Zyrën e Prokurorisë së Zakynthos.

 

Lajme të lidhura

Para