Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar ashpër dhunën verbale që ushtroi sot kreu i IKMT-së në Jalë, ndaj deputetit Agron Shehaj. Basha tha se Fatmir Metaj, i njohur ndryshe si Festimi i Nasibesë, ka një të shkuar kriminale, pasi është pjesëmarrës në vrasjen e heroit të demokracisë Azem handari.
Ndërkohë Basha ka patur dhe një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se s’do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij, në rast se preken përfaqësuesit e opozitës.
Deklarata e Bashës:
Prania policore në Jalë, ka vetëm një qëllim për të grabitur trojet e Jalës. Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme, duke arrestuar edhe të rriturit. Pronat do t’i kalojnë miqve të Edi Ramës. Banorët kanë bërë në dukje se prishja e shtëpive është bërë p0a asnjë paralajmërim. Ndërkohë kompleksi i Alban Xhillarit i cili ka zaptuar gjithë bregdetin e Jalës. Deputetët tanë u nisën menjëherë drejt Jalës në mbështetje të banorëve. Fatmir Meta është sjellë në mënyrë babrare me deputetët dhe banorët. Inspektori i IKMT-së kërcënoi deputetin Agron Shehaj. Fatmir Metaj, dhe banda e tij udhëtonin me makinën që ekzekutoi heroin e Demokracisë Azem handari. Gjatë kohës që meta ishte në Tropojë, u vodh 3 herë banka kombëtare, si dhe u vra oficeri i policisë. Metaj u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim për shërbimin që i bëri bandës së Zani Caushit. Sot policia e shtetit është kthyer në një bandë kriminale. PD do të depozitojë sot një kallëzim penal për Fatmir metën. Politika e shpëtoi njëherë për vrasjen e Azem handarit, mund ta mbrojë edhe për pak kohë, por shumë shpejt do të marrë dënimin e merituar. Një fije floku po ju prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditët e tu, përgjegjësinë do ta mbash me kokën tënde Edi Rama