Puthje mes femrash, mesazh të fortë dhe të papritura, Alban Skënderaj publikon këngën e re (FOTO)

Alban Skënderaj ka publikuar dje projektin e tij më të ri me titull “Lea”, një këngë që mbart një mesazh, ashtu si çdo projekt i Albanit. Protagoniste kryesore e videoklipit është një vajzë e cila pasi sheh se nuk e ka kaluar vitin shkollor, vendos të mos qajë, por t’i gëzohet jetës.

Ndërsa Albani ka vendosur që kësaj radhe të bëhet pjesë e videoklipit si personazh dytësor së bashku me Miriamin.

Siç rrallë ndodh në videoklipet shqiptare, tek ky projekt surprizë është një puthje lezbike mes protagonistes kryesore dhe një vajze tjetër me të cilën takohet në club, shkruan Xing.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *